I shumëkërkuari shqiptar arrestohet në SHBA pas dekadash në arrati, akuzohet për disa vr'asje (Emri)
Lajmifundit
/
9 October 2026, 08:44
Bota

Arrestohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i shumëkërkuari Valentin Ftoni.
Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja Anila Hoxha, e cila raporton se hetimet për gjetjen e personit të shumëkërkuar prej dekadash u kryen në bashkëpunim me marshallët amerikanë, Ambasadën Amerikane në Tiranë dhe autoritete të tjera ligjzbatuese.
Ftoni i është shmangur drejtësisë duke përdorur identitete të ndryshme. Ai dyshohet se është autor i disa vrasjeve, teksa në Shqipëri i është dhënë një dënim me 25 vite burg.


