I riu rrëqeth me deklaratën nga protesta: Kjo qeveri na ka hequr dëshirën për t’u bërë prindër, nuk e shohim të ardhmen këtu

Aktualitet

I riu rrëqeth me deklaratën nga protesta: Kjo qeveri na ka hequr

Një i ri që iu bashkua protestës studentore para Ministrisë së Arsimit, kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ka përcjellë një mesazh mbi vështirësitë e jetesës në Shqipëri dhe mungesën e perspektivës për të ardhmen.

Sipas tij, jetesa në Tiranë është bërë e papërballueshme. I riu tregoi se, pavarësisht se ka një pagë të kënaqshme dhe mundësi të mira ekonomike, ka zgjedhur t’i bashkohet protestës, pasi e konsideron të rëndësishme të reagojë për të ardhmen e vendit.

“Shqiptarët duhet të shohin më tepër jashtë derës së tyre. Më tepër se rroga, më tepër se dita e sotme, duhet të mendojnë për të ardhmen, duhet të mendojnë për fëmijët e tyre, duhet të zgjerojnë dhe vizionin e tyre. .

Jetesa sidomos në Tiranë njëherë është bërë e papërballueshme, jo vetëm nga çështja ekonomike, por edhe nga çështja sociale.

Unë personalisht të gjithë mundësitë i kemi shumë të mira këtu, kam një pagë shumë të kënaqshme, por që nuk më duket e drejtë të mos të dal të protestoj sepse bëhet fjalë për të ardhmen, nuk e shoh veten time të jetoj në Tiranë. 

Ky lloj pushteti, kjo lloj qeverie dhe kjo lloj shoqërie na ka hequr komplet dëshirën që ne të bëhemi prindër, Unë sot jam 31 vjeç, kam dalë në protestë që 18 vjeç, po nuk e shoh të ardhmen në këtë vend”,- tha i riu.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion