Protesta e së shtunës në Tiranë, policia shoqëron 12 persona, 10 të tjerë u gjobitën

Protesta e tensionuar e një dite më parë, e cila u shoqërua me akte dhune dhe përplasje të forta me efektivët e policisë, ka lënë pas pasojat e para ligjore.
Burime zyrtare bëjnë me dije se 12 persona janë shoqëruar në komisariat, ndërsa 10 të tjerë janë ndëshkuar me masa administrative (gjoba) për bllokim të rendit publik dhe prishje të qetësisë.
Protesta e së shtunës degjeneroi në tensione të larta fillimisht para Ministrisë së Arsimit dhe më pas u zhvendos para Kryeministrisë.
Gjatë tubimit, situata u tensionua ndjeshëm kur protestuesit hodhën drejt forcave të rendit fishekzjarrë, molotovë dhe gurë. Përballë kësaj situate, policia u kundërpërgjigj duke përdorur autobotet e ujit për shpërndarjen e turmës dhe vendosjen e kontrollit.
Autoritetet po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në hedhjen e mjeteve piroteknike dhe sulmet ndaj efektivëve, ndërsa situata mendet nën vëzhgim të rreptë për tubimet e mundshme në vijim.


