Çfarë ndodhi mes Rozana Radit dhe Jonida Maliqit? Ashpërsohen tonet mes dy këngëtareve

Showbiz

Çfarë ndodhi mes Rozana Radit dhe Jonida Maliqit? Ashpërsohen
Një deklaratë e Jonida Maliqit në emisionin “Goca dhe Gra” ka tërhequr vëmendjen, pasi këngëtarja përmendi emrin e Rozana Radit kur u pyet se cilin artist konsideronte të mbivlerësuar.

E ftuar në studio, Jonida Maliqi u pyet për një artist që, sipas saj, është i mbivlerësuar. Në përgjigjen e saj, ajo zgjodhi të përmendte një emër të njohur të skenës shqiptare, atë të Rozana Radit.

“Më shkon mendja te një vajzë që ka qenë pjesë e panelit. Sigurisht që e vlerësoj për artisten që është, për poeten, për aktoren që është, por vokalisht nuk e vlerësoj dhe mendoj që është e mbivlerësuar. Ajo është Rozana Radi”, u shpreh Maliqi.

Deklarata nuk ka kaluar pa një reagim nga vetë Rozana Radi, e cila ka zgjedhur t'i përgjigjet përmes një postimi në Instagram Story.
Pa e përmendur drejtpërdrejt Jonidën, Rozana ka publikuar një mesazh ironizues, ku shkruan:

“Sikur një këngë e jotja të merrte aq klikime sa merr një video ku përmendem unë, do të ishte film! Suksese ❤️”

Një përgjigje që duket se i referohet drejtpërdrejt deklaratës së Jonidës, mbetet për t'u parë nëse kjo përballje do të vijojë me të tjera replika nga dy këngëtaret.
Çfarë ndodhi mes Rozana Radit dhe Jonida Maliqit? Ashpërsohen

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion