Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë, publikohen fotot e shqiptarëve

Bota

err.jpg
Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën Lysikratous, në zonën e Plakës në Athinë. Viktimat janë Florin dhe Florida Hoxha, motër e vëlla me shtetësi amerikane, dhe Eris Cani, bashkëshortja e Florin Hoxhës.

Edhe tre persona të tjerë humbën jetën nga shpërthimi i fuqishëm që tronditi Athinën. Ata janë Ian Alexander Kirpatrick, bashkëshorti i Florida Hoxhës, dhe Edmond Hings e Athina Papapresku, pronarët e ndërtesës ku ndodhi shpërthimi.

Trupat e shqiptarëve me shtetësi amerikane, që ndodheshin për turizëm në Athinë, u zbuluan gjatë mëngjesit të sotëm nën rrënojat e ndërtesës.

Kryetari i Bashkisë së Athinës, Haris Doukas, deklaroi: “Bëhet fjalë për një katastrofë të jashtëzakonshme.”dy-vellezerit-shqiptare-qe-vdiqen.jpg
Ndërtesa trekatëshe u shemb plotësisht si pasojë e forcës së shpërthimit, ndërsa ndërtesat fqinje pësuan dëmtime dhe mbeturina u shpërndanë nëpër rrugë. Mediat vendase raportuan se pati persona të lënduar nga materialet e shpërndara në rrugët përreth dhe se disa ndërtesa u desh të evakuoheshin. Raportohet se shpërthimi mund të ketë ndodhur si pasojë e një rrjedhjeje gazi, por hetimet vazhdojnë ende. Në vendngjarje janë përdorur ekskavatorë dhe kamera termike për të kërkuar të mbijetuar.
 shqiptaret-viktimaa.jpg
Shpërthimi ndodhi në një rrugë të vogël, e cila ndodhet midis dy prej vendeve më të vizituara të Athinës: Akropolit dhe Tempullit të Zeusit Olimpik.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion