E zuri korenti teksa punonte në varkën në Durrës, humb jetën i riu nga Filipinet

Aktualitet

Një 28-vjeçar me origjinë nga Filipinet ka humbur jetën në Durrës, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike teksa punonte në një varkë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:20, në lagjen nr. 1 të Durrësit. Sipas policisë, 28-vjeçari me inicialet A. R., punëtor i një firme private, ishte duke punuar me një pompë për heqjen e ujit nga varka kur ra në kontakt me energjinë elektrike.

Si pasojë e kontaktit me rrymën, i riu ka ndërruar jetë.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion