Hetimi ndaj ish-kreut së SHISH, Vlora Hyseni, nga Rama te Peleshi e Hita, nis mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Aktualitet

-640-0-1790330375xvlora-hyseni-spaj-589.jpg
Këshilli i Sigurisë Kombëtare është mbledhur sot me thirrjen e Presidentit Bajram Begaj, ndërsa në qendër të diskutimeve pritet të jetë situata e institucioneve të sigurisë pas zhvillimeve të fundit në lidhje me hetimin ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.

Thirrja e Këshillit, mbledhja e të cilit nisi në orën 08:30 vjen pas nisjes së hetimeve ndaj Vlora Hysenit, e cila ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. 

Për çështjen, kryeministri Edi Rama është shprehur se hetimi është në kompetencën e drejtësisë. Në të njëjtën kohë, ai ka nënvizuar përgjegjësinë e shtetit për garantimin dhe mbrojtjen e institucioneve që lidhen me sigurinë kombëtare.

Në një lidhje live për News24, gazetari Ergys Gjençaj raportoi se kryeministri Edi Rama ishte paraqitur në Pallatin e Brigadave. Po ashtu pjesë e takimit është dhe kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi dhe drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita po ashtu dhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit.

Kujtojmë se rasti i Vlora Hysenit është e paprecedentë për vendin tonë, ku një drejtues i SHISH përfshihet në skandal të nxjerrjes së sekreteve. Hyseni ka ndihmuar biznesmenin Ergys Agasi teksa ky i fundit ishte në arrati.

Për çështjen, kryeministri Edi Rama është shprehur se hetimi është në kompetencën e drejtësisë. Në të njëjtën kohë, ai ka nënvizuar përgjegjësinë e shtetit për garantimin dhe mbrojtjen e institucioneve që lidhen me sigurinë kombëtare.

Sakaq, 3 vite më parë u mbledh për herë të fundit Këshilli i Sigurisë, pas sulmeve kibernetike nga Irani, ndërsa në mbledhje nuk merren vendime.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion