Shënohen dy raste zjarresh në Gjirokastër, shkrumbohet makina, digjet edhe kasollja

Aktualitet

shpi.JPG
Dy vatra zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kaluar në lagjen “Dunavat” të Gjirokastrës, duke shkaktuar dëme materiale, por pa të lënduar.

Ngjarja e parë u shënua rreth orës 23:15, kur një automjet u përfshi nga flakët. Shërbimi zjarrfikës mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe bëri të mundur shuarjen e zjarrit. Automjeti u dogj plotësisht.

Vetëm 10 minuta më vonë, rreth orës 23:25, në afërsi të vendit ku ishte përfshirë nga zjarri automjeti, u konstatua një tjetër vatër zjarri, këtë herë në një kasolle ku ishin grumbulluar materiale të vjetra.

Edhe në këtë rast ndërhyrja e zjarrfikësve ishte e menjëhershme. Nga flakët u dogjën disa rroba dhe materiale të vjetra, ndërsa zjarri nuk shkaktoi dëme të tjera materiale.

Për shkaqet e rënies së zjarreve pritet të vijojë puna për përcaktimin e rrethanave të ngjarjeve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion