Futbollisti serb i Austrisë provokon pas ndeshjes me Kosovën, postimi nga Graçanica ngjall reagime

Sulmuesi i Austrisë, Sasa Kalajdzic, ka tërhequr vëmendjen pas barazimit 1-1 ndaj Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Futbollisti me prejardhje serbe, i cili u aktivizua në pjesën e dytë, ka publikuar sot në Instagram një fotografi pranë Manastirit të Graçanicës, duke e shoqëruar postimin me emrin e një rruge me emërtim serb.

Postimi i tij është komentuar si një provokim në kontekstin e ndeshjes së luajtur në Prishtinë.

Në aspektin sportiv, Kalajdzic pati gjithashtu ndikim në sfidë.
Sulmuesi austriak dha asistimin për golin e Christoph Lang, i cili i siguroi Austrisë barazimin në fund të takimit.
Kosova kishte dominuar pjesën më të madhe të ndeshjes, por në fund iu desh të kënaqej me një pikë.


