Fundjava e Halloween-it: “Troket” dimri, reshje të dendura, borë dhe ulje e ndjeshme e temperaturave

Aktualitet

Fundjava e Halloween-it: “Troket” dimri, reshje të dendura,

Moti i ftohtë pritet të godadë gjatë fundjavës rajonin tonë: duke filluar nga mbrëmja e sotme, e premte, 30 tetor, një masë e ftohtë ajri po mbërrin nga Deti i Veriut. Nuk bëhet fjalë pë ndonjë të  "ftohtë polar", shpjegon koloneli dhe meteorologu i njohur italian, Mario Giuliacci.

Erërat që po vijnë nga Deti i Veriut dhe temperaturat që me siguri do të godasin rajonin tonë, sipas tij,  pritet të bien nën 10° për rreth 2 ose 3 ditë. Temperaturat maksimale do të bien nën 15°. 

Sipas Kolonelit, popullsia do ta ndiejë ndryshimin e menjëhershëm të temperaturës sepse rënia do të jetë e shpejtë. Temperaturat në rajon aktualisht janë rreth 20°C. Rënia do të jetë mjaft e ndjeshme dhe një ndryshim i shpejtë i temperaturës mund të ndihet si mot i keq brenda pak ditësh. 

Rënia e temperaturave do të favorizojë reshjet e borës në zonat malore, kryesisht në Alpe.

Fundjava e Halloween-it do të shoqërohet veç reshjeve të dendura, edhe me një rënie të ndjeshme të temperaturave. Megjithatë, sipas Kolonel Giuliacci-t, perceptimi mbi ashpërsinë e temperaturave në Mesdhe do të jetë më i lidhur me rënien drastike që do të ndodhë brenda pak ditësh.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion