GJKKO lë në fuqi masën “arrest në burg” për Ardit Gjokrosën, i akuzuar për përfshirje në grup kriminal

Aktualitet

GJKKO lë në fuqi masën “arrest në burg” për

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka vendosur këtë të premte vazhdimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” për shtetasin Ardit Gjokrosa.

Vendimi është marrë nga gjyqtari Erjon Çela, pas kërkesës së paraqitur më 29 tetor nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të masës shtrënguese. Masa fillestare ndaj Gjokrosës ishte caktuar më 15 maj 2024. 

Ardit Gjokrosa akuzohet nga struktura e posaçme për një sërë veprash të rënda penale: 

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, e kryer në bashkëpunim të veçantë në formën e grupit të strukturuar kriminal, në dëm të shtetasit H.T.; “Grup i strukturuar kriminal” (në formën e pjesëmarrjes); 

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. 
Përmes vendimit nr. 78, datë 30.10.2026, Gjykata ka urdhëruar Policinë Gjyqësore që i pandehuri të dërgohet menjëherë në institucionin e paraburgimit, ku do të qëndrojë në dispozicion të organit procedues. 

Kundër këtij vendimi, pala e mbrojtjes ka të drejtë të bëjë ankimim në Gjykatën e Posaçme të Apelit brenda 5 ditëve nga njoftimi. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion