Të miturit në protestat e dhunshme, Demo: Platformë e dedikuar për minorenët që përballen me abuzime në internet

Politikë

Të miturit në protestat e dhunshme, Demo: Platformë e dedikuar

Ministri Ervin Demo bëri me dije në tryezën e Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve se po ngrihet platforma Help for You për të ndihmuar të miturit në mjedisin dixhital.

“Fëmijët nuk e kanë vendin mes dhunës dhe kauzave. Mbrojtja dhe siguria e tyre janë të panegociueshnme për të gjithë.

E konsideroj mbrojtjen e çdo fëmije një detyrim të panegociueshëm, pavarësisht se kush e ka çuar në rrugë.

Ministria e Brendshme është duke punuar për platformën Help for You, e zhvilluar nga Europol që ndihmon fëmijët nën 18 vjeç që përballen me abuzime në internet. Ka karakter informues dhe parandalues për mjedisin dixhital”, tha Demo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion