BBC pasqyron situatën e protestave në Shqipëri: Përshkallëzohen përplasjet mes protestuesve dhe policisë

Bota

BBC pasqyron situatën e protestave në Shqipëri:

Protesta e studentëve kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama në Shqipëri ka tërhequr vëmendjen e medias britanike BBC, e cila i ka kushtuar një raportim zhvillimeve të fundit në Tiranë.

BBC raporton për përshkallëzimin e protestave, ku demonstruesit kanë hedhur gurë dhe bomba molotov në drejtim të policisë, ndërsa efektivët janë kundërpërgjigjur me autobotë uji.

“Protestat kanë shpërthyer sërish në Shqipëri, ku demonstruesit kanë hedhur bomba molotov dhe gurë drejt policisë, e cila është përgjigjur me autobotë uji”, shkruan media britanike.

Në artikull theksohet se përplasjet e fundit janë pjesë e një vale protestash kundër qeverisë, të cilat vijojnë prej javësh dhe organizohen nga studentët, që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Raportimi i BBC-së i shtohet pasqyrimit të protestave në Shqipëri nga mediat ndërkombëtare, ndërsa tubimet dhe përplasjet në rrugët e Tiranës vijojnë të tërheqin vëmendjen e opinionit publik jashtë vendit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion