Është pjesë e ushtrisë, plagoset rëndë djali i ambasadorit izraelit në SHBA

Bota

74702_screenshot-2026-04-01-092127_utv.webp

Neria Leiter, djali i ambasadorit izraelit në Shtetet e Bashkuara, Yechiel Leiter, është plagosur rëndë pasditen e së mërkurës në një sulm me automjet në Bregun Perëndimor.

Sipas CNN, që citon autoritetet lokale, ngjarja ndodhi pranë një pike kontrolli afër vendbanimit Beit Horon, ku Leiter, i cili shërben si ushtar rezervist, ishte në detyrë.

Ai u transportua me urgjencë në një spital në Jerusalem për të marrë trajtim mjekësor.

Drejtuesi i automjetit, 29-vjeçari Mahmoud Muhammad Mahmoud Suleiman, palestinez nga fshati i afërt Beit Ur al-Tahta, u qëllua për vdekje në vendngjarje.

Ngjarja ndodhi një ditë para fjalimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Familja Leiter është prekur edhe më parë nga lufta. Djali i madh i ambasadorit, Moshe Yedidya Leiter, 39 vjeç, u vra në luftime në Gaza në nëntor 2023, gjatë javëve të para të luftës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion