"E vërteta e këngës", Frederik Ndoci sqaron nëse hit-i "Sytë e tu" i kushtohej Xhoana Nanos

Aktualitet

"E vërteta e këngës", Frederik Ndoci sqaron nëse
Një prej këngëve më të dashura të Frederik Ndocit ka fshehur një histori që jo të gjithë e kanë ditur! Bëhet fjalë për hitin “Sytë e tu”, për të cilin këngëtari zbuloi një detaj të panjohur gjatë një interviste në Grida Duma Podcast.

Gjatë bisedës, Ndoci tregoi se kënga ishte një dedikim për Xhoana Nanon, e cila ishte përzgjedhur si protagoniste e videos që shoqëronte këngën, kur ishte ende në gjimnaz. Por historia nuk mbaron këtu.

Sipas rrëfimit të artistit, videoklipi ku shfaqej ajo u zhduk më vonë, duke lënë pas një tjetër mister rreth këngës.

Kur Grida Duma e pyeti: “Syve të kujt ishin atëherë?”, biseda mori drejtimin e historisë që qëndronte pas një prej hiteve të tij më të njohura. Për ta bërë momentin edhe më të veçantë, Frederik Ndoci interpretoi këngën live, duke rikthyer në vëmendje një histori që për shumë dëgjues kishte mbetur e panjohur.

ME TE LEXUARAT