“E mora në rrugë me autostop”, SPAK zbulon mashtrimin e Uljan Shpatarakut për Ergys Agasin: E mori tek kompleksi

Aktualitet

“E mora në rrugë me autostop”, SPAK zbulon mashtrimin e
Mediat kanw siguruar vendimin e Gjykatës së Posaçme, e cila caktoi masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për ish-drejtorin e policisë së Elbasanit, Uljan Shpatarakut, në makinën e të cilit u kap biznesmeni Ergys Agasi. Kur është marrë në pyetje,

Shpataraku ka pretenduar se nuk e njihte Agasin dhe se e ka takuar rastësisht në rrugën e vjetër të Elbasanit. Shpatarku pretendon se Agasi i ka bërë shenjë (autostop) dhe kur ka hipur në makinë i prezantuar me emrin ‘Berti’.
 
“Deklaroi se, gjatë kthimit nëpërmjet rrugës së vjetër të Elbasanit, një person i kishte bërë shenjë dhe ai e kishte marrë në makinë. Deklaroi se më pas, gjatë rrugës, ishin ndaluar nga policia dhe ishin dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Shpjegoi se gjatë rrugës kishte zhvilluar bisedë me Agasin dhe se ky i fundit i kishte thënë se quhej Berti dhe merrej me dyer alumini. Deklaroi se në atë moment nuk e kishte ditur se bëhej fjalë për Ergys Agasin”, thuhet në dosje.

I pyetur se si ishte e mundur që nuk e kishte njohur Agasin, Shpataraku është përgjigjur:“Si mund ta njihja unë z. Agasi që ishte në kërkim kur z. Agasi ishte kur hipi në makinën time me mjekër, me kapele, me shapka”, ka deklaruar Shpataraku.
Megjithatë, raporti i vëzhgimit i policisë paraqet një panoramë tjetër.

Sipas dosjes, në orën 11:59 Audi A6 që drejtohej nga Shpataraku është parë duke hyrë në kompleksin e vilave në Durrës ku policia kishte lokalizuar Agasin. Vetëm tre minuta më vonë, në orën 12:02, automjeti është parë duke dalë nga parkimi nëntokësor dhe në sediljen e parë të pasagjerit ndodhej një person që dyshohej se ishte Agasi.

Makina është mbajtur nën vëzhgim drejt Elbasanit dhe, kur është ndaluar në kthim pranë Plepave, në sediljen e pasagjerit është konstatuar pikërisht Ergys Agasi.  

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion