“E dimë çfarë presioni ju kanë bërë!”, paralajmërimi dramatik i Vuçiç për Kosovën: Mbani sytë katër kur...

Bota

1790230517_aleksandervucic.jpg
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, falënderoi shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. 

Ai ka pretenduar se ka pasur presion ndaj tyre për të ndërruar qëndrim, por ato kanë qëndruar konsistente. 

“Dua të falënderoj individualisht secilin nga 107 shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e shpallur njëanshëm nga e ashtuquajtura Kosovë. E dimë se shumë prej jush keni qenë subjekt i presionit...Faleminderit që keni qenë konsistente. Që nuk e keni njohur pavarësinë e një pjese të territorit të Serbisë”, tha Vuçiç. 

Në fjalimin e tij Vuçiçi kritikoi sulmet e NATO-s ndaj Serbisë në vitin 1999. 

“Tentuan të merrnin 14 për qind të territorit të Serbisë. Kjo mund të duket si e kaluar e largët për ta, por plagët e vendosura në të drejtën ndërkombëtare janë të thella dhe të rënda”, tha Vuçiç. 
Ai po ashtu foli për Marrëveshjen e Brukselit duke i këshilluar shtetet e tjera të tregojnë kujdes kur nënshkruajnë me fuqitë e mëdha.

“Dua t’ju paralajmëroj të gjithëve këtu, bëjini sytë katër kur nënshkruani me fuqitë e mëdha. Kështu nënshkruam marrëveshjen e famshme të Brukselit në vitin 2013, duke tentuar të zgjidhim problemet mes serbëve e shqiptarëve nëpërmjet kompromisit. Gjitha obligimet e ndërmarra nga Serbia janë plotësuar. E vetmja që është dashur të plotësohet nga shqiptarët, Asociacioni i Komunave Serbe, nuk është bërë deri tani. Është interesante që marrëveshja është bërë në prezencë të BE-së, por edhe është konfirmuar me nënshkrim nga BE-ja”, tha Vuçiç./

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion