Dosja e Jan Prengës, çfarë zbulojnë mesazhet e reja nga Sky ECC? Gjykata pranon provat

Është shtyrë për në datën 11 dhjetor seanca në ngarkim të Dritan Rexhepit dhe 6 të pandehurve të tjerë, të cilët akuzohen për vrasjen dhe zhdukjen e Jan Prengës.
Gjykata pranon kërkesën e SPAK për shtimin e provave të reja të dala nga komunikimet në Sky Ecc për tu përdorur në gjyq.
Dritan Rexhepi dyshohet se është porositësi i rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës. Ai u arrestua 3 vite më parë në Turqi.
Dyshimet janë se Astrit Prenga, vëllai i viktimës Jan Prenga i vodhi Dritan Rexhepit një sasi kokaine e importuar nga Ekuadori në Angli. Jan Prenga u rrëmbye me qëllim kthimin e kokainës nga i vëllai, por u vras dhe më pas trupi i tij u zhduk.


