Akuzohet për ngacmim se'ksual ndaj nxënëseve në Selenicë, mësuesi mbërrin në gjykatë

Aktualitet

Akuzohet për ngacmim se'ksual ndaj nxënëseve në
35-vjeçari Albano Ameti, mësues i edukimit fizik në shkollën “Hajredin Beqari” në Selenicë, ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, ku do të njihet me vendimin për caktimin e masës së sigurisë.

Ai akuzohet për ngacmim seksual ndaj disa nxënëseve të mitura.

Në dëshmitë e dhëna në polici, vajzat kanë treguar një episod të ndodhur gjatë një ore mësimi në palestër, ku, sipas tyre, mësuesi u kishte drejtuar udhëzime të tilla si: “Drejtoni gjoksin, shpatullat drejt, këmbët bashkuar”.

Nxënëset kanë deklaruar se i kanë interpretuar këto komente si ngacmim seksual.

Nga ana tjetër, në materialin e bërë publik nuk përmenden komunikime private përmes telefonit, mesazhe apo takime individuale mes mësuesit dhe nxënëseve.

Pretendimet e bëra publike lidhen me fjalët që ai dyshohet se ka përdorur gjatë zhvillimit të orës së fizkulturës në prani të klasës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion