E rëndë në Kretë, 12 emigrantë gjenden të pajetë në gomone, shpëtohen 105 të tjerë

Bota

E rëndë në Kretë, 12 emigrantë gjenden të
Një tragjedi e rëndë është regjistruar në ujërat në jug të ishullit të Kretës, ku 12 emigrantë janë gjetur të pajetë në bordin e një gomoneje, rreth 15 milje detare në jug-jugperëndim të Kaloi Limenes.

Sipas informacioneve paraprake, gomonia u pikas nga një anije transporti mallrash me flamur maroken, e cila po lundronte në këtë zonë. Pas sinjalizimit, u vu menjëherë në lëvizje një operacion kërkim-shpëtimi, nën koordinimin e Qendrës së Përbashkët të Koordinimit të Kërkimit dhe Shpëtimit.

Gjatë operacionit u arrit të shpëtoheshin 18 emigrantë, ndërsa nga gomonia u nxorën edhe 12 trupa të pajetë. Të mbijetuarit u transferuan në një mjet lundrues të Rojës Bregdetare greke, i cili u drejtua drejt portit të Agia Galinit.

 Ndërkohë, në të njëjtën zonë detare u zhvilluan edhe dy operacione të tjera për identifikimin dhe shpëtimin e emigrantëve.

Në operacionin e parë, një mjet ajror i Frontex-it zbuloi një gomone me rreth 47 persona në bord, afërsisht 30 milje detare në jug të Kaloi Limenes. Emigrantët u shpëtuan nga një anije e forcave të Frontex-it dhe do të transportohen drejt portit të Kaloi Limenes.

Në operacionin e dytë, një dron i Frontex-it identifikoi një tjetër gomone me rreth 40 emigrantë, rreth 31 milje detare në juglindje të Kaloi Limenes. Edhe këta persona u morën në bord nga një anije e forcave evropiane.

Sipas bilancit paraprak, në tre operacionet e zhvilluara në jug të Kretës janë identifikuar gjithsej rreth 117 emigrantë. Prej tyre, 105 persona janë shpëtuar, ndërsa 12 janë gjetur të pajetë.

Autoritetet greke vijojnë operacionet dhe po punojnë për të përcaktuar rrethanat e tragjedisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion