Dita e tetë e ftesës, Rama ripërsërit thirrjen për dialog me protestuesit

Politikë

Dita e tetë e ftesës, Rama ripërsërit thirrjen për

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen për dialog me studentët dhe protestuesit, duke u bërë sërish ftesë për t’u ulur në tryezën e bisedimeve.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Rama ka ndarë pamje nga ambientet para Kryeministrisë, ku këtë herë janë vendosur ulëse dhe një tavolinë prej guri me mbishkrimin “DIALOG”.

Kjo është një tjetër përpjekje simbolike e kreut të qeverisë për të nxitur bisedimet, ndërsa protestat vijojnë prej ditësh në Tiranë.

Protestuesit, nga ana tjetër, kanë refuzuar ftesat e mëparshme, duke këmbëngulur në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit.

Thirrja e përsëritur për dialog vjen në një kohë kur studentët, pedagogët dhe grupe të tjera qytetarësh vijojnë të shprehin pakënaqësitë e tyre përmes protestave.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion