Mbyllet dita e 14-të e protestës/ Pa incidente dhe përplasje, protestuesit marshojnë në kryeqytet

Aktualitet

Mbyllet dita e 14-të e protestës/ Pa incidente dhe përplasje,

Këta ishin të rinjtë që iu drejtuan sheshit të protestës në ditën e 14 të saj.

Pas disa ditësh kaosi e përplasje, tkurret protesta në bulevard, ndërsa të paktë në numër ishin edhe efektivët e policisë.

Thirrja për dialog e kryeministrit Rama u refuzua sërish.

Në sofrën e dialogut të vendosur para godinës qeveritare, protestuesit vendosën në shenjë simbolike një karikaturë të Edi Ramës e Aleksandër Vuçiçit, që më pas i vunë edhe flakën.

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” protestuesit qëndruan për gati 3 orë pa shënuar incidente e tensione, duke bërë që edhe policia të qëndronte e distancuar dhe pa masa shtesë.

Protesta nisi rreth orës 14.00 te Ministria e Arsimit, ku edhe aty gjithçka ishte e qetë dhe pa incidente.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion