Aksident i rëndë në Fier, makina përplas këmbësoren, dërgohet me urgjencë në spital

Aktualitet

Aksident i rëndë në Fier, makina përplas
Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë pranë Drejtorisë së Policisë në Fier.

Një automjet tip “Volkswagen” ka përplasur një grua, e cila po kalonte rrugën. Si pasojë, ajo ka mbetur e lënduar dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit.

Sipas të dhënave paraprake, gruaja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Përplasja ka shkaktuar rëndim të trafikut në të dyja drejtimet e lëvizjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion