Dita e 17-të e protestës, studentët zhvendosin marshimin nga Parlamenti drejt Ministrisë së Arsimit

Aktualitet

Dita e 17-të e protestës, studentët zhvendosin marshimin nga
Ka nisur marshimi i studentëve nga Parlamenti drejt Ministrisë së Arsimit, ku prej 17 ditësh ata kërkojnë në mënyrë të panegociueshme dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë, një ditë më parë, studentët njoftuan për zhvillimin e një tubimi para Parlamentit, në të njëjtën orë me nisjen e seancës plenare, por numri i të rinjve që iu bashkuan protestës ishte i ulët.

Sakaq, ashtu si një ditë më parë, kryeministri Edi Rama e përsëriti edhe këtë mëngjes ftesën për dialog me studentët, të cilët e kanë refuzuar.

Kujtojmë se protesta studentore është shoqëruar me përplasje, tensione, shoqërime në polici dhe të lënduar. Gjithashtu, protestës i janë bashkuar edhe pedagogët, të cilët kanë njoftuar gjithashtu bojkotimin e mësimit në universitete.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion