Ajola Xoxa shkon në burgun e Fierit së bashku me foshnjën për takimin me Erion Veliajn

Ajola Xoxa është paraqitur në burgun e Fierit për të vizituar bashkëshortin e saj, Erion Veliaj, i cili u transferua një ditë më parë nga burgu i Durrësit në atë të Fierit.
Ajola Xoxa është parë në ambientet e burgut me djalin e vogël në krah, për të takuar bashkëshortin e saj.
Më herët gjatë ditës, në burgun e Fierit kishte shkuar edhe nëna e Erion Veliajt, e cila gjithashtu e ka vizituar atë. Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në institucionin e vuajtjes së dënimit në Fier u krye një ditë më parë.
Foshnja që Ajola Xoxa kishte në krah gjatë vizitës në burgun e Fierit është djali i dytë i çiftit, i cili erdhi në jetë më 29 qershor 2026.
Në atë kohë, Veliaj ndodhej në paraburgimin e Durrësit, ku qëndronte që prej arrestimit në shkurt të vitit 2025. Për lindjen e djalit, atij iu dha një leje e posaçme 48-orëshe për të takuar bashkëshorten dhe foshnjën në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë.
Çifti ka edhe një djalë tjetër, Kajanin, i cili ka lindur në tetor të vitit 2018.
Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), në kuadër të hetimeve për korrupsion dhe pastrim parash. Më pas, hetimet u përmbyllën dhe dosja u dërgua për gjykim në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).


