Detajet, nga burgu në Bashkinë e Tiranës, Veliaj firmos ndryshimet e reja në kryeqytet

Politikë

-1002-0-ERION-VELIAJ-.png
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka firmosur disa ndryshime në institucion, pasi prej afro një muajsh e drejton qytetin më të madh të vendit, nga qelia e paraburgimit të Durrësit.  

A2 raporton se kryebashkiaku i burgosur ka shkarkuar nga detyra disa administrator të njësive në kryeqytet.

Deri tani janë konfirmuar zyrtarisht nga Bashkia që këto ndryshime kanë prekur disa njësi.

Drejtuesit e njësisë 5 (Piro Jani) dhe 2 (Florian Pullazi) janë larguar nga detyra. Ndërkohë, administratorja e njësisë numër 1, Trendelina Jaku, është emëruar drejtore e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit. Ndërsa administratori i Kasharit, Xhevahir Koçi, është emëruar drejtor i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacioneve.

Gjithashtu Veliaj ka emëruar këshilltare të tij Julinda Dhamen. Kjo e fundit njihet si një nga bashkëpunëtorët e tij më të afërta, përgjatë dy mandateve në Bashki. Deri tani Këshilli Bashkiak i Tiranës nuk ka bërë një kërkesë për delegimin e kompetencave të Veliajt te një prej nënkryetarëve, çka sjell që drejtimi i punëve të kryeqytetit, të vijojë të bëhet në korrespodeëncë nga paraburgimi.

Veliaj është rrëzuar në të gjitha shkallët e drejtësisë, për të fituar një masë më të butë sigurie, deri në dhënien e dënimit përfundimtar ndaj tij nga Gjykata e Posaçme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion