Të burgosurit shqiptarë dhe algjerianë përfshihen në përleshje, 6 të plag’osur në Greqi

Bota


Në një përleshje e dhunshme ka ndodhur mes të burgosurve shqiptarë dhe algjerianë në burgun e Domokosit, në prefekturën Ftiotis, në pjesën qendrore të Greqisë. Si pasojë e kësaj janë plagosur 6 persona, ku njëri prej tyre rëndë ndodhet në gjendje të rëndë. 

Mediat greke shkruajën se ngjarja ndodhi pasditen e djeshme mes të burgosurve shqiptarë dhe algjerianë në burgun e Domokosit, për arsye që ende nuk dihet. Gjashtë personat e plagosur, të moshave nga 26 deri në 41-vjeç, u dërguan në Qendrën Shëndetësore të Domokosit. Më pas, 4 prej tyre u transferuan në Spitalin e Lamias, në qendër të prefekturës.

Një prej të burgosurve, i cili kishte pësuar plagë të rënda në kokë, iu nënshtrua menjëherë një operacioni. Gjendja e tij shëndetësore mbetet e rëndë, ndërsa një tjetër i burgosur, i plagosur me një thikë të improvizuar, e ka kaluar rrezikun për jetën pas ndërhyrjes mjekësore. 

Në të njëjtin burg, gjatë një muaji e gjysmë të fundit, është shënuar për të tretën herë një incident i ngjashëm.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion