Trafikuan koka'inë nga Amerika Latine drejt Zvicrës, konfirmohet dënimi për Bakallin dhe Locin

Aktualitet


Apeli i Posaçëm la në fuqi dënimet e shpallura më herët nga GJKKO ndaj Gëzim Bakallit dhe Erjon Locit.

Gëzim Bakalli u dënua me 19 vite burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimit i zbret 1/3, kurse Loci 12 vite burgim, që në zbatim të gjykimit të shkurtuar do të llogaritet në 8 vite burgim.

Çështja ndaj tyre, siç bën me dije Anila Hoxha, u hetua nga prokurori i posaçëm i SPAK, Adnan Xholi, që i mori të pandehur për trafik narkotikësh dhe grup kriminal.

Në shkurt, GJKKO dha dënimin për dy shqiptarët, të cilët u dënuan me 31 vite burg total. Më konkretisht Bakalli u dënua me 19 vite burg, ndërsa Erjon Loci me 12 vite burg.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion