Deputetja australiane goditet me automjet jashtë zyrës elektorale, prangoset 43-vjeçari

Bota

Deputetja australiane goditet me automjet jashtë zyrës elektorale,
Deputetja e pavarur në Australi, Helen Haines, 65 vjeçe, ndodhet në gjendje kritike në spital, pasi u godit nga një automjet jashtë zyrës së saj elektorale.

Kryeministri australian, Anthony Albanese, deklaroi se ngjarja dyshohet të mos ketë qenë aksident, por një veprim i qëllimshëm.

Haines po nxirrte sende nga bagazhi i një automjeti, kur u godit nga një Toyota Land Cruiser e bardhë. Deputetja u transportua me helikopter drejt spitalit për trajtim urgjent, ndërsa gjendja e saj eshte raportuar kritike.

Policia ka arrestuar një 43-vjeçar në vendngjarje, pasi ai u ndalua nga një kalimtar. Sipas autoriteteve, brenda automjetit u gjet edhe një thikë, e cila u sekuestrua si pjesë e hetimeve.

Helen Haines është deputete e pavarur në Parlamentin e Australisë, ku përfaqëson zonën elektorale të Indi-t që prej vitit 2019.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion