Lajm i mirë për mijëra familje, përfundon procesi i DIVA 2025, mbi 42 mijë qytetarë marrin rimbursimet

Aktualitet

Lajm i mirë për mijëra familje, përfundon procesi i DIVA
Administrata Tatimore vijon procesin e rimbursimit për individët që përfitojnë nga zbritjet për fëmijët dhe tatimi i mbipaguar, duke lehtësuar përfitimin e shumave që u takojnë, me qëllim mbështetjen e familjeve.

Sipas të dhënave zyrtare, deri më 30 shtator 2026, Administrata Tatimore ka rimbursuar 6,84 milionë euro për 42 132 individë, në kuadër të kthimit të tatimit të mbipaguar dhe përfitimeve nga zbritjet tatimore për fëmijët, të deklaruara përmes Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA 2025).

Procesi i rimbursimit vijon edhe gjatë muajit tetor.

Rimbursimet lidhen me zbatimin e legjislacionit për tatimin mbi të ardhurat, i cili parashikon zbritje nga baza e tatueshme për individët që kanë fëmijë në ngarkim, si dhe kthimin e shumave të paguara më tepër gjatë vitit fiskal.

Administrata Tatimore bën të ditur se individët që rezultojnë me tepricë kreditore nga DIVA 2025 mund të aplikojnë në çdo kohë për rimbursim përmes platformës elektronike e-Filing.

Procesi synon të garantojë kthimin e shumave që u takojnë tatimpaguesve në bazë të deklarimeve të tyre dhe të dispozitave ligjore në fuqi.
Lajm i mirë për mijëra familje, përfundon procesi i DIVA

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion