Shtyhet Maratona e Tiranës, publikohet data e re për garuesit

Nisur nga zhvillimet e fundit në vend, Maratona e Tiranës do të shtyhet për në datat 14 dhe 15 nëntor.
Në një njoftim në rrjetet sociale, organizatorët e Maratonës së Tiranës bënë të ditur se “në kushtet aktuale nuk mund të garantojmë standardet e sigurisë që një garë e kësaj madhësie kërkon as për garuesit, as për publikun përgjatë rrugëve. Siguria juaj nuk është një pikë që ne e negociojmë”.
Të gjitha biletat transferohen automatikisht në datat e reja dhe nuk kërkohet asnjë veprim nga pjesëmarrësit. Sipas oranizatorëve, regjistrimet vazhdojnë të jenë të hapura dhe kitet e garuesve janë të ruajtura të plota dhe do të shpërndahen dy ditë përpara garës zyrtare.
Maratona e Tiranës ishte parashikuar të zhvillohej të dielën, më 25 tetor.


