Dëbora e parë "troket" në Parkun Kombëtar të Shebenikut, zbardhet fshati turistik Fushë Studën
Lajmifundit
/
28 November 2026, 19:13
Aktualitet

Reshjet e para të dëborës kanë zbardhur zonat malore të qarkut të Elbasanit, duke sjellë pamje dimërore në një prej destinacioneve më të bukura natyrore të vendit.
Dëbora ka mbuluar Parkun Kombëtar të Shebenikut, ndërsa temperaturat e ulëta kanë krijuar atmosferën e parë të dimrit në këtë zonë.
Po ashtu fshati turistik i Fushë Studës është duke u bërë gati të mirëpresë vizitorët që zgjedhin destinacionet malore për të shijuar peizazhet dimërore dhe fundjavat e tyre.


