Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati, ish-deputeti dhe gazetari Bashkim Zeneli

Aktualitet

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati, ish-deputeti
Diplomati, ish-deputeti dhe publicisti, Bashkim Zeneli është ndarë nga jeta këtë të premte në moshën 78-vjeçare. Mësohet se Zeneli ka ndërruar jetë në një spital jashtë vendit.

Zeneli ka qenë gazetar, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe ambasador i Shqipërisë në Gjermani dhe Greqi. Ai ishte gjithashtu një nga intelektualët e hershëm të Partisë Socialiste, duke kontribuar në jetën politike dhe institucionale të vendit.

Gjatë karrierës së tij diplomatike, ai dha një kontribut të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve të Shqipërisë me fqinjët dhe partnerët ndërkombëtarë. Përmes shkrimeve dhe kujtimeve të tij, Zeneli la gjithashtu dëshmi me vlerë për historinë e diplomacisë shqiptare.

Në vitin 2018, presidenti i atëhershëm Ilir Meta i akordoi Zenelit titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, për kontributin e tij të veçantë dhe të spikatur në fushën e politikës së jashtme, si gazetar, publicist, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe Ambasador në vende të rëndësishme si dhe për përkushtimin e tij ndaj çështjes kombëtare e integrimit euroatlantik të Shqipërisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion