Brenda ndodheshin pako me porosi, vodhi makinën e postës në Durrës, 23-vjeçari kapet në Berat

Aktualitet

Brenda ndodheshin pako me porosi, vodhi makinën e postës në
Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet të një poste në rrugën “Pavarësia”. Brenda automjetit ndodheshin pako me porosi të ndryshme.
 
Pas marrjes së njoftimit për vjedhjen, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh nisën menjëherë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve hetimore, policia identifikoi si autor të dyshuar shtetasin E. G. 23-vjeçari u lokalizua në qytetin e Beratit, pranë vendit ku kishte braktisur automjetin e vjedhur.

Shërbimet e Policisë së Durrësit ndërhynë dhe bënë të mundur kapjen e tij, ndërsa automjeti i vjedhur u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 
Në përfundim të veprimeve, E. G. u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion