18-vjeçari arrestohet nga policia, shiste dro'gë në shkollat e Tiranës, i përfshirë edhe efektivi i policisë

Aktualitet

18-vjeçari arrestohet nga policia, shiste dro'gë në
Një 18-vjeçar, një nga 52 shpërndarësit që shisnin drogë në shkollat e Tiranës ka rënë në prangat e policisë. Ky arrestim vjen vetëm një ditë pas atij të Orges Ferazinit, një tjetër prej anëtarëve të 8 grupeve të shpërndara në kryeqytet duke e çuar numrin total të të arrestuarve në 40.

I përfshirë në rrjetin e shpërndarësve është edhe një ish-efektiv, Engrid Henaj, i përjashtuar nga policia që në 2017 për vjedhje.Hetimi për identifikimin e shpërndarësve është zhvilluar gjatë 4 muajve, kur agjentët e infiltruar kanë simuluar edhe blerje të heroinës e kokainës. Lëndët narkotike shpërndaheshin me monopatina, taksi e motorë picash. 

Njoftimi i policisë

-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, lokalizuan dhe vunë në pranga shtetasin G. H., 18 vjeç, banues në Tiranë, të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Shkolla të pastra”. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka caktuar për të, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion