Zyrtari i OKB ngre alarmin: 100 milionë njerëz vuajnë varfërinë si pasojë e Covid-19

Bota

Zyrtari i OKB ngre alarmin: 100 milionë njerëz vuajnë

Të paktën 100 milionë njerëz vuajnë nga varfëria, si pasojë e Covid-19. Kështu u shpreh sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres. Ky i fundit kritikoi pabarazinë e vaksinave, ndërsa bëri thirrje për ndërgjegjësim.

Sipas Guterres, të paktën 4 miliardë njerëz nuk kanë mbështetje sociale, as punë dhe kujdes shëndetësor, duke ngritur alarmin për situatën e krijuar nga pandemia.

Zyrtari i OKB ngre alarmin: 100 milionë njerëz vuajnë

Ai shton se e gjithë kjo ka krijuar terren për dhunë dhe konflikte. Ai rithekson se kombet e varfra vazhdojnë të kenë mungesën e vaksinave anti- Covid. Thirrja e tij drejtuar kombëve të pasura, ishte që në 2022 të vaksinohen 70% e njerëzve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion