U vranë pasi grabitën një dyqan, OKB: Të hetohet ekzekutimi i 2 adoleshentëve në Kolumbi

Dy adoleshentë venezuelianë janë vrarë në Kolumbi, pasi u kapën duke tentuar të vjedhin një dyqan. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se djemtë pasi u kapën, pmajet e së cilës janë bërë virale, u ghetën të vdekur në një zonë të braktisur.
Fëmijët ishin qëlluar me armë, ndërsa mbi njërin prej tyre, ishte shkruar një letër “hajdut”. Për këtë ngjarje makabre ka reaguar OKB. Përfaqësuesi i Komisionit për të Drejtat e Njeriut të OKB -së në Kolumbi përmes një postimi në Tëitter, dënoi “vrasjen e një fëmije 12 vjeç” dhe u kërkoi autoriteteve të hetojnë ngjarjet. Megjithatë, ai nuk e përmendi viktimën e dytë.
Nga ana tjetër, një zyrtar i policisë deklaroi se para se viktimat para vrasjes janë rrahur nga tregtarët e qytetit, por ata e mohuan këtë akuzë.


