Zjarri lë të pastrehë qindra refugjatë në Indi, një pronar hoteli i hap dyert

Bota

Zjarri lë të pastrehë qindra refugjatë në Indi,

Një kamp refugjatësh në Nju Delhi Indi është përfshirë nga një zjarr masiv duke lënë qindra persona të pastrehë. Mësohet se ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e së shtunës, ndërsa nuk është raportuar asnjë i lënduar.

Sipas mediave ndërkombëtare, zjarri humbi kontrollin shumë lehtë, por ishte ndërhyrja e 15 zjarrëfikësve që neutralizoi situatën, edhe pse u deshën 6 orë punë.

Zjarri lë të pastrehë qindra refugjatë në Indi,

Policia ka nisur një hetim mbi zjarrin, disa refugjatë nuk përjashtuan sabotimet. Sidoqoftë, refugjatët thonë se mundësia që kampi të jetë “djegur qëllimisht” nuk mund të përjashtohej, pasi burrat që i përkisnin grupeve të krahut të djathtë hindu ishin akuzuar më parë për ndezjen e zjarreve në kamp.

Zjarri lë të pastrehë qindra refugjatë në Indi,

Në mëshirë të fatit, refugjatët u ndihmuan nga një pronar hoteli. Ahmad Kamali mësohet se hapi dyert e hotelit të tij afër dhe strehoi disa refugjatë duke u siguruar atyre ushqim dhe ujë.

Zjarri lë të pastrehë qindra refugjatë në Indi,

Rreth 40,000 refugjatë që besohet se janë pa dokumente, jetojnë në kampe nëpër qytetet indiane. Ndërsa kujtojmë se mbi 750,000 refugjatë u strehuan në Bangladesh në vitin 2017 pasi ushtria e Mianmarit filloi një goditje brutale ndaj pakicës myslimane, të cilët janë përndjekur nga autoritetet e Mianmarit për dekada.

ME TE LEXUARAT