Zjarre masive në Itali, Turqi, Greqi dhe Shqipëri, ja gjendja pas 1 jave nën pushtetin e flakëve

Temperaturat e larta kanë ndezur zjarre në shumë shtete të Europës. Prej javësh Sardenja është nën pushtetin e zjarrit, duke djegur dhjetëra- mijëra hektarë pyje.

Në Sicili zjarret pushtuan Katanjën dhe për pasojë 150 persona u evakuuan nga deti, ndërsa u bllokua për orë të tëra aeroporti. Ndërkohë, mësohet se 60% e zjarrëve ka qenë e qëllimshme nga fermerët.
Nga ana tjetër, autoritetet lokale kanë treguar se rezervuarët në Sicili kanë rreth 78 milionë metra kub më pak ujë se vitin e kaluar, niveli më i ulët këtë dekadë, kjo për shkak të thatësirës. Për këtë arsye në janar 2021, qeveria siciliane ndau 20 milionë euro për fermerët për të përmirësuar kapacitetet e rezervuarëve të ujit.

Zjarri ka pushtuar edhe Greqinë, ndërsa u evakuuan mijëra banorë. Sipas raportit zyrtar, janë dëmtuar më shumë se 90 shtëpi, 27 biznese dhe janë djegur më shumë se 80 makina. Një tjetër problem i shkaktuar nga zjarri në Greqi, është pluhuri i imët karboni, që sipas autoriteteve mësohet se janë 465 mikrogram për metër kub

Jugu i Turqisë u dogj për ditë të tjera, ndërsa situata vijon të jetë e përkeqësuar. Javën e kaluar Ankaraja u detyrua të pranonte se numri i avionëve dhe i helikopterëve për të luftuar në mënyrë efektive flakët është i pamjaftueshëm. Megjithatë Presidenti Erdogan refuzoi ofertën e Greqisë dhe të Izraelit për të dërguar avionë dhe helikopterë. Ndërkohë BE-ja dërgoi tre avionë për të ndihmuar për shuarjen e zjarreve në Turqi./DW


