“BMW” del nga rruga, vdes në Itali 48-vjeçari shqiptar (Emri+ Video)
Lajmifundit
/
5 Gusht 2021, 08:17
Aktualitet

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur një natë më parë në Itali. Mediat italiane kanë treguar se një “BMW” ka dalë nga rruga, e për pasojë shoferi i makinës, ka ndërruar jetë. Viktima mësohet se është Ilirjan Reshataj, 48-vjeçari nga Shqipëria.
Sipas mediave, viktima është gjetur jashtë makine, me plagë shumë të rënda, duke mos i shpëtuar vdekjes.
Ende nuk dihet shkaku i aksidentit tragjik.


