Zjarr i përmasave të mëdha pranë varrezave të Vlorës, flakët u afrohen banesave (VIDEO)

Aktualitet

Zjarr i përmasave të mëdha pranë varrezave të

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer pasditen e sotme në afërsi të varrezave të qytetit të Vlorës.

I favorizuar nga era e fortë, zjarri është përhapur me shpejtësi në sipërfaqe të ndryshme, duke rrezikuar drejtpërdrejt disa banesa që ndodhen pranë zonës së përfshirë nga flakët.

Në vendngjarje kanë mbërritur me shpejtësi shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e Policisë së Shtetit. Efektivët e ndërhyrjes janë pozicionuar në pikat më kritike pranë banesave dhe perimetrit të varrezave, me qëllim izolimin e vatrës dhe parandalimin e depërtimit të mëtejshëm të flakëve.

Në përpjekjet për vatrimin e zjarrit janë angazhuar edhe banorët e zonës, të cilët po ndihmojnë efektivët duke përdorur traktorë për punimin e tokës.

Përmes krijimit të një brezi mbrojtës ndarës, po punohet me intensitet për të bllokuar avancimin e zjarrit dhe për të shmangur dëmtimin e pronave.

 

ME TE LEXUARAT