Zjarri në Shqipëri, Rama ndalet te zjarrëfikësit: Faleminderit për profesionalizmin

Aktualitet

Zjarri në Shqipëri, Rama ndalet te zjarrëfikësit:

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur ditën në Facebook me një postim dedikuar zjarrëfikësve. Këta të fundit këto ditët e fundit janë përballur me një situatë të vështirë në jug të vendit. Përmes një fotoje të tyren, Rama i falenderon.

“MIRËMËNGJES

me një falenderim të madh për heronjtë e forcave tona ushtarake e civile, të cilët këto ditë po përballen me përkushtim të lartë e profesionalizëm me vatrat agresive të zjarrit, që kanë ndezur Mesdheun e jo vetëm ”, shkruan Rama.

Zjarri në Shqipëri, Rama ndalet te zjarrëfikësit:

Ndërkohë kujtojmë se Vlora prej ditësh është nën pushtetin e flakëve dhe situata ende nuk është neutralizuar. Vatra aktive ka edhe në Gjirokastër, ku ndërroi jetë edhe një person.

ME TE LEXUARAT