Kthjellime dhe vranësira, ja parashikimi i motit për ditën e sotme
Lajmifundit
/
5 Gusht 2021, 08:08
Aktualitet

Kthjellimet dhe vranësirat do dominojnë vendin tonë ditën e sotme. Sipas MeteoAlb, ky mot do jetë në zonat malore fillimisht, më pas do shtrihet në gjithë Shqipërinë, duke krijuar mundësi për reshje shiu. Kryesisht reshjet e shiut do jenë në veri të vendit.
Sipas MeteoAlb, temperaturat do të rritën në mëngjes dhe në mesditë, me luhatje nga 20 deri në 41 gradë celcius. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.


