Zjarr në 150 apartamente në Nju Jork, 21 persona të lënduar, mes tyre 16 zjarrëfikës
Lajmifundit
/
7 April 2021, 08:45
Bota

Një zjarr ka përfshirë një bllok apartamentesh, në Queens të Neë York, por fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë. Sipas mediave lokale, forcat zjarrëfikse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë evakuuar 240 persona, 21 persona kanë mbetur të lënduar, 16 prej të cilëve janë zjarrfikës.
Mediat raportojnë se zjarri fillimisht është raportuar në katin e 6 dhe më pas është përhapur me shpejtësi në ndërtesë e cila ka rreth 150 apartamente.
View this post on Instagram
Zjarrëfiksja po vijon punën, ku në punë janë angazhuar mbi 350 zjarrfikës.


