Zgjedhjet në Izrael, Netanyahu shpreson për një mandat tjetër

Bota

Zgjedhjet në Izrael, Netanyahu shpreson për një mandat

Izraelitët kanë filluar votimet të martën në zgjedhjet e katërta me radhë brenda dy vitesh. Kryeministri Benjamin Netanyahu shpreson për një mandat të ri, që do ia sjellë përhapja e shpejtë e vaksinës kundër Covid në vend.

Netanyahu është kryeministri që ka qëndruar për kohën më të gjatë në pozitë, por ai është gjithashtu në gjyq i akuzuar për korrupsion, akuza të cilat i mohon.

Figura politike dominuese e Izraelit, Netanyahu, 71 vjeç, ka qenë në pushtet që nga viti 2009. Por, elektorati izraelit është thellësisht i ndarë, me mbështetësit që e vlerësojnë atë si “Mbreti Bibi” dhe kundërshtarët që mbajnë pankarta duke e quajtur atë “Ministri i Krimit”.

Megjithatë, sondazhet në ditët e fundit të fushatës kanë treguar një ngritje për partinë e Netanyahut, duke dhënë shpresa për një mandat të radhës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion