Zelensky pas mbërritjes në Uashington: Mirënjohës për SHBA-të, bashkë me evropianët mund ta detyrojmë Rusinë për një paqe të drejtë

Bota

Zelensky pas mbërritjes në Uashington: Mirënjohës për

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, mbërriti sot në Uashington për takimin me presidentin Donald Trump. Pas mbërritjes, ai përdori rrjetet sociale për të shprehur mirënjohjen ndaj SHBA-ve dhe partnerëve evropianë për mbështetjen e tyre.

Zelensky theksoi se Rusia duhet të përfundojë luftën që ka nisur dhe shprehu bindjen se bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën do të detyrojë Moskën të pranojë një paqe të drejtë për Ukrainën.

"Jam mirënjohës. Ne të gjithë ndajmë një dëshirë të fortë për ta përfunduar këtë luftë shpejt dhe me besueshmëri. Paqja duhet të jetë e qëndrueshme. Jam i bindur se ne do ta mbrojmë Ukrainën, do të sigurojmë sigurinë e saj dhe populli ynë do të jetë gjithmonë mirënjohës ndaj Trump, Amerikës dhe çdo partneri për mbështetjen dhe ndihmën e tyre të paçmuar. Rusia duhet ta përfundojë këtë luftë, të cilën e filloi vetë. Dhe shpresoj që forca jonë e përbashkët me Amerikën dhe miqtë tanë evropianë mund ta detyrojë Rusinë të bëjë një paqe të vërtetë.", shkroi ai.

ME TE LEXUARAT