Presidenti i Ukrainës, sot në Washington! Trump: Zelensky mund t’i japë fund luftës nëse dëshiron ose...

Bota

Presidenti i Ukrainës, sot në Washington! Trump: Zelensky mund

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbërrin sot në Washington për një takim në Shtëpinë e Bardhë, ku do të marrin pjesë edhe liderë kryesorë evropianë.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se “Zelensky mund t’i japë fund luftës së Rusisë nëse dëshiron ose ta vazhdojë”, duke nënvizuar se një marrëveshje paqeje nuk do të përfshijë anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Trump shtoi gjithashtu se gadishulli i Krimesë, i aneksuar nga Moska në vitin 2014, nuk do t’i kthehet më Kievit.

Në takimin e sotëm pritet të marrin pjesë:
• Kryeministri britanik, Keir Starmer
• Presidenti francez, Emmanuel Macron
• Kancelari gjerman, Friedrich Merz
• Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni
• Presidenti finlandez, Alexander Stubb
• Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte
• Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

ME TE LEXUARAT