Zelensky mesazh shefave të BE-së: Putin duhet të ndalojë kërkesat e panevojshme!

Bota

Zelensky mesazh shefave të BE-së: Putin duhet të ndalojë

Volodymyr Zelensky thotë se zyrtarët ukrainas do të takohen me homologët e tyre amerikanë në Arabinë Saudite të hënën e ardhshme, pasi Kremlini konfirmoi bisedimet SHBA-Rusi.

Duke folur në një konferencë shtypi, Zelensky kundërshton kushtet e Rusisë për një marrëveshje të mundshme paqeje dhe thotë se heqja e anëtarësimit të Ukrainës në NATO është një dhuratë e madhe për Rusinë. Më herët, lideri ukrainas iu drejtua një samiti të liderëve të BE-së dhe tha se Putini duhet të ndalojë kërkesat e panevojshme. 

Ndërkohë, përpara një takimi koalicioni të vullnetit të liderëve të lartë ushtarakë nga rreth 20 vende, Keir Starmer thotë se është e rëndësishme që Mbretëria e Bashkuar të reagojë menjëherë nëse ka një marrëveshje paqeje.

Luftimet po vazhdojnë. Sulmet ruse gjatë natës vranë dy persona në Ukrainë , ndërsa sulmet me dron ukrainas plagosën 10 dhe i vunë flakën një aeroporti.

ME TE LEXUARAT