Zbulohet kombëtarja e parë që siguron kualifikimin në Botërorin 2026!

Sport

Zbulohet kombëtarja e parë që siguron kualifikimin në

Japoni është kombëtarja e parë që siguron kualifikimin për në Botërorin 2026, përveç organizatorëve. Fitorja 2-0 ndaj Bahrein, i siguroi japonezëve biletën për në Kupën e Botës. Golat e shënuar nga Kamada në minutën e 66-të dhe Kubo në minutën e 87-të, i siguruan 3 pikë të rëndësishme kombëtares së drejtuar nga Moriyasu.

Pas shtatë raundeve, Japonia mban vendin e parë në Grupin C, me 19 pikë, plot 9 pikë më shumë se Australia e vendit të dytë dhe Arabia Saudite e vendit te tretë. Kujtojmë se vendet organizatore Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika kanë siguruar pjesëmarrjen në Botërorin 2026.

 

Kjo do të jetë hera e parë që turneu do të presë 48 skuadra, ndryshe nga eventet e mëparshme ku morën pjesë 32 skuadra.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion