Zelensky kërkon mbështetje për samitin e paqes, takimi i radhës në Filipine

Bota

Zelensky kërkon mbështetje për samitin e paqes, takimi i

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, arriti për një vizitë të paparalajmëruar në Filipine, ku pritet të promovojë një samit të paqes, që do të mbahet këtë muaj në Zvicër.

Zelensky, i cili mbërriti në Manila nga Singapori, ku mori pjesë në një samit të sigurisë, u takua me presidentin e Filipineve, Ferdinand Marcos.

“Ne folëm për Samitin inaugurues Global të Paqes dhe rëndësinë e përfaqësimit të vendeve të Azisë Juglindore atje. Më vjen mirë që Filipinet do të marrin pjesë në samit”, shkroi Zelensky në X.

Në takim, u diskutua edhe për bashkëpunimin dypalësh, veçanërisht eksportin e produkteve bujqësore ukrainase në Filipine, tha ai.

Një ditë më herët, presidenti ukrainas qëndroi në Singapor, ku zhvilloi një sërë takimesh dypalëshe, duke përfshirë me presidentin e Indonezisë, me kongresistë amerikanë dhe me shefin e Pentagonit, Lloyd Austin. Ai, po ashtu, foli në samitin vjetor të mbrojtjes, Shangri-La.

Rusia nuk ka marrë pjesë në ngjarjen në Singapor prej se ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, dy vjet më parë.

Ushtria e Ukrainës tha të dielën se mbrojtja e saj ajrore ka arritur t’i kapë 24 nga 25 dronët e nisur nga Rusia gjatë natës./ REL

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion